Nora Malaj, ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka treguar ushqimet e saj të preferuara nga fëmijëria, nga sallata e veçantë e gjyshes, receta e tavës së kosit, të mësuar nga gjyshi dhe gatimet e nënës së saj.
Nora është shprehur se ka aq shumë receta të lëna trashëgimi nga nëna e saj, sa në të ardhmen e mendon seriozisht të botojë një libër me recetat e saj, pasi siç shprehet ajo, “Si gatuante ajo, nuk gatuan njeri”.
Nora Malaj: “Gjyshi që kishte qenë gjeneral e dikur kishte shkuar në Elbasan ne na mësoi shumë mirë tavën e kosit, tavën e kosit të bërë jo vetëm në formatin elbasanas, por i fuste edhe diçka tjetër. Ndoshta kur të kalojnë pak vite, mami më ka lënë shumë receta që do kisha shumë dëshirë të bëja një botim edhe në kujtim të saj. Se unë them si gatuanin ato, jo vetëm unë, e thotë gjithë fisi, pak njerëz dinin të gatuanin. Pra te shtëpia jonë ishte tavolina e degustimit, e miqve dhe e Zotit. Kushdo që vinte ndiente elementet e fëmijërisë dhe kjo ishte falë aftësisë që ato kishin, sepse donin shumë të gëzonin. Kur merrja mamin në telefon dhe i thoja po vij në Durrës, ajo kishte marrë masa, kishte bërë pa fund gjëra. Ndonjëherë i thoja “na prishe shijet me të gjitha këto gjërat, ajo donte patjetër që ne të ngeleshim pa frymë pasi hanim dhe t’i thoshim “të lumshin duart”, shprehet Malaj.
Diskutime rreth kësaj post