Deputeti demokrat Flamur Noka publikoi sonte në “Log.” qendrimin e Berishës në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së kur u mor vendimi për djegien e mandateve.
Sipas Nokës, Berisha ishte kundër djegies së mandateve duke parashikuar edhe se çfarë do të ndodhte me PD-në.
“Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve. Berisha than ë atë mbledhje se ky ishte një vendim i rendësishëm dhe i fortë. Berisha tha: Ky është vendim i fortë. Mund t’ju çoj në zgrip. Mundet që asnjë ndërkombëtar të mos t’ju mbështesë dhe do të keni shumë presion. Unë do të jem pro çdo vendimi të marrë këtu”, tha Noka në lidhje me Berishën.
Nisur nga kjo, Noka tha se pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar, Basha vendosi të djegë mandatet, madje edhe të mos hyjë në zgjedhjet lokale. Noka shtroi pyetjen se nëse dy herët e para Basha i rezistoi presionit, pse nuk bëri të njëjtën gjë kur amerikanët i kërkuan të përjashtojë Berishën? Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të një marrëveshjeje okulte që ka bërë kryetari i PD-së.
Ky pretendim i Nokës u kundërshtua nga Artur Zheji dhe Mentor Nazarko, të cilët thanë se presioni i amerikanëve ishte shtuar shumë kësaj radhe, prandaj edhe Basha u detyrua të vepronte sipas udhëzimeve të tyre.
Video:
Diskutime rreth kësaj post