Deputeti i partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas debateve me Lulzim Bashën, ku tha se Kuvendi Kombëtar do mblidhet jo për të shqyrtuar vendimet e SHBA, por do të mblidhet kundër Lulzim Bashës.
“I bëra me dije që duhet të kontrollojë artikulimin e tij sepse nuk mundet që lideri i opozitës të kapet pas të ashtuquajturës si “proamerikanizëm” dhe të sulmojë bazën. Kuvendi Kombëtar do mblidhet por jo për të shqyrtuar vendimet e SHBA, por do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, kundër kryetarit të PD i cili tashmë është minorancë ilegjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin tonë. Gjithcka është në proces dhe asgjë nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD.
Nga informacionet që kemi, ka disa ditë që ka filluar takime me drejtues të degëve duke u u shtruar shantazh që të sabotohen takimet e Berishës. Kjo është e turpshme dhe e neveritshme.
Unë kam 30 vite në këtë parti, kam ardhur që fëmijë. Po të ishte për mua do isha mjek, por jam angazhuar për të ardhmen e këtij vendi. Ajo që më dhemb më shumë se cdo gjë tjetër është fati i PD dhe i demokracisë në Shqipëri sepse Basha me atë vendim përcau PD. I vetmi njeri që është sot i gëzuar nga ky vendim është Edi Rama, ka cuar ujë vetëm tek burimi i tij. Çdokush që i ka dalë në krah Bashës ju e keni parë si kanë dalë të zbehur të tronditur sepse asnjë nuk ka qenë pro atij vendimi”, – u shpreh Noka.
Diskutime rreth kësaj post