Ish-ministri i Brendshëm demokrat Mul Noka u nxeh që pasardhësi i tij socialist “Sajme Qorri” u largua nga mbledhja e sotme komisionit të përhershëm parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
Inatin Muli ia ka zbrazur kryetarit të komisionit, “Baba Takut”, duke harruar që është i LSI-së, parti që po e përkëdhel dhe kreu i PD-së, Luli:
“Të çohet tjetri në mes të mbledhjes të dhjefsha mu në kryetarin që je. E të të ikë nga mbledhja do drejtosh seancat ti, shko ore qërohu aty, do të drejtosh komision ti!”.
Shyqyr, që skraparlliu Braho nuk mban mustaqe, pasi kuksiani Noka mund ta shante nga ato dhe nuk dihet si do të mbyllej më vonë kjo mesele.
Diskutime rreth kësaj post