Ditën e sotme Kuvendi është mbledhur seanca e radhës plenare. Në rend dite është interpelanca me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, kërkuar nga deputeti demokrat Bledi Çuçi. Ndër të tjera, pritet të ketë diskutim për disa projektligje.
Rendi i ditës:
– Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.6.2022.
– Interpelancë me Ministrin e Brendshëm z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.
– Raporti për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2021. (Neni 69 i ligjit nr. 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
– Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural””. (Nenet 78, 81 të Kushtetutës dhe nenet 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
– Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
14:19- Ndizet hashash në Kuvend? Dashnor Sula: Po vjen erë…
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka akuzuar se në Kuvend vjen erë hashash dhe puro.
Ai u kundërshtua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila tha se kjo është fyerje ndaj institucionit dhe theksoi se ai duhet të kërkonte falje.
“Në këtë Kuvend vjen era puro, për të mos thënë se vjen dhe era hashash. Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë. Unë nuk e kam për turp dhe jam krenar që jam fshatar, dhe që përfaqësoj gjithë ata fshatarët e bujqit. Dilni e shikoni njëherë nëpër fshatra, është gjendja katastrofike. Babai im 78 vjeç punon vetë, se nuk gjen punëtorë.
Sikur 10% e parave të pista që investohen në Shqipëri të përdoreshin për punë të mira, do mbanim Ballkanin me bukë. Neve të opozitës domatet na kanë ngelur, por qeverisë i ka ngelur kokaina. Mos mi bëj duart ashtu Pando, se u kap me 20 kg Kajmaku. Ngrini zërin, vini fre qeverisë”, tha deputeti Sula.
Nikolla: Është fyerje e madhe që i bëhet institucionit, kolegëve deputetë, duke thënë një të vërtetë të madhe. Ju kërkoj të kërkoni falje.
Sula: Nuk akuzova askënd. Unë nuk pi as duhan, dhe mund ta ngatërroj, por aty vjen era puro e të mbyt.
13:15- Sherr pa mikrofonë Noka-Nikolla në Kuvend, deputeti ngrihet në këmbë
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe deputeti demokrat Flamur Noka kanë debatuar në seancën e sotme plenare pasi ky i fundit e akuzoi se kryetaren se po “përkëdhelet nga të dyja palët.” Komentet e tij erdhën pasi Enkelejd Alibeaj e përgëzoi Nikollën se më në fund po respektonte rregulloren pasi i doli “kundër” Edi Ramës.
Megjithatë, situata u tensionua pasi kryeparlamentarja i fiku mikrofonin Nokës me argumentin se fjalën e mori për procedurë, por po bënte komente në vend të saj.
Pjesë nga debati:
Noka: “Ka një sinkronizim për të të përkëdhelur ty nga të dyja palët. Enkelejdi apo Edi Rama. Nuk ka nevojë të shohin tango dyshe që zgjat për orë të tëra.”
Nikolla: “Komentet nuk janë procedurë.”
Noka: “Je drejtuese seance apo kukull qe të kanë vendosur aty?”
Nikolla: “Unë nuk jam kukull. Jam kryetare dhe kam detyrim të respektoj rregulloren, nuk më drejton njeri…Ato komente bëja ndonjë shoqes tuaj.”
Diskutime rreth kësaj post