Deputeti demokrat i Kukësit Flamur Noka ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, pas fjalës së tij në Shishtavec ku foli dhe për dhunën e respektin ndaj grave.
“Kur të flasësh për Kukësin, duhet të mbash gojën e shthurur, se burrat në veri nuk jane si ty Edi Rama! Në Kukës gratë i respektojmë, nuk i rrahim, nuk i përçmojmë, nuk i padisim për atësinë e fëmijës”, shprehet ndër të tjera Noka në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Edvin! Kur të flasësh për Kukësin, duhet të mbash gojën e shthurur, se burrat në veri nuk jane si ty Edi Rama!
Ne Kukes grate i respektojme, nuk i rrahim, nuk i percmojme, nuk i padisim per atesine e femijes.
Burrat andej nga ne jane punetore, por ti s’u ofrove asnje shans keto vite te pushtetit tend barbar. Na ke pare me urrejtje! E ke shpopulluar Kukesin dhe gjithe Veriun duke i detyruar te ikin emigrante qe te mbajne grate dhe femijet, pra, familjen qe per burrat e Veriut eshte e shenjte.
Po ku kupton ti nga shenjteria e familjes dhe nga puna e ndershme?
Ti je shoku i Elvis Roshit, perdhunes grash, je shoku i Arben Ndokes , trafikant grash.
Diskutime rreth kësaj post