Deputeti i PD Flamur Noka, në dalje të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Sipas tij, Basha ka poshtëruar anëtarësinë dhe elektoratit e PD-së, duke e quajtur llum.
“Denoncoj leksikun e ulët të kryetarit të PD-së ndaj qeverisë së Partisë Demokratike, më e suksesshmja në 30 vitet e fundit. Denoncoj poshtërimin që Basha i bëri mbrëmë anëtarësisë dhe elektoratit të PD-së, duke e quajtur llum. Asnjë nuk ka guxuar, as Nano dhe as Rama, ta konsiderojë qeverinë e Sali Berishës dhe bazën e PD-së si llum, as armiqtë më të mëdhenj”.-tha ai.
Më tej ai thotë se i ka kërkuar kreut të PD, Lulzim Basha të marrë përgjegjësi pasi partia po shkon në zgrip.
“Mbrëmë, unë i kërkova Bashës që të marrë përgjegjësi, forca jonë po shkon në zgrip, dhe në qoftë se ai e do sadopak këtë forcë, ai duhet të jepte dorëheqjen. Por ai konfirmoi dje se fati i karriges së tij është më i rëndësishëm se fati i demokratëve”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post