Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka reaguar ditën e sotme në rrjetet sociale sa i përket debateve për mbjelljen e hashashit në vend.
Noka thotë se përplasjet për pazaret e drogës po ndodhin edhe brenda radhëve të policisë. Sipas tij, në Rrëshen janë gjetur 3 ton drogë nga forcat e Lezhës por policia lokale refuzon të marrë pjesë në operacion.
Postimi i plotë i Nokës:
Droga Pazaret e droges tashme kane Kaluar nga konflikte mes bandash ne perplasje brenda brenda vete policise.. Ne keto momente tek magazinat e ish pularise ne qytetin e Rreshenit zbulohen sasi te frikshme droge .Burime nga vendngjarja bejne me dije se jane rreth 3 ton droge. Banesa eshte rrethuar nga nga nje grup i policise te krimit organizuar te Drejtorise Lezhe. Policis e Rreshenit nuk pranon te nderhyje dhe i ka braktisur nderkohe dhe uniformat blu te drejtorise lezhe nuk po guxojne te nderhyjne . Pritet te vine nga RENEA .Kjo eshte ” Policia qe duam” ne shtetin e Kanabistanit.
Diskutime rreth kësaj post