Rigels Rajku ka vënë në lojë mikun e tij, Stresi të cilit i tha se ka blerë një luan por nuk di se ku ta mbajë, gatishmëria e Stresit për të ndihmuar Noizyn habiti publikun, pasi u ofrua menjëherë të mbante luanin.
Por, kur Noizy i tha se luani i ka ngrënë këmbën pronarit të mëparshëm, Stresi kuptoi se gjithçka ishte një lojë:
Noizy: “E di çfarë kam bërë”.
Stresi: “Hë”.
Noizy: “Kam marrë një këlysh luan dhe nuk kam ku ta le, është në Tiranë”.
Stresi: “E marr unë ore”.
Noizy: “E di sa i bukur është? Është i bardhë”.
Stresi: “Ta mbaj unë o vëlla”.
Noizy: “Duhet mbajtur te shtëpia”.
Noizy: “Është gjashtë muajsh o vëlla, sa një gomar”.
Stresi: “Gjashtë muajsh? Po na ha o vëlla”.
Noizy: “qesh”.
Stresi: “Po ku është ta shohim? Sa lekë”?
Noizy: “E kam marrë unë. Problemi është se luani i ka ngrënë këmbën atij tipit”.
Stresi: “Mos ore…”.
Diskutime rreth kësaj post