Nga “Renegade” tek “Shqiponja”, të gjithë emrat sekretë të Presidentëve amerikanë
Emrat në kod të agjencisë federale të Shërbimit Sekret amerikan, që kanë traditën t’u japin nga një emër sekret në kod Presidentëve amerikanë dhe familjarëve të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Mes personazheve që Shërbimi Sekret vë në jetë një program të veçantë mbrojtjeje janë edhe fëmijët e tyre, derisa mbushin moshën 16-vjeçare. Ata marrin në mbrojtje edhe drejtuesin e Senatit, liderin e opozitës dhe të mazhorancës në Senat, përveç personave që ndikohen nga vetë Presidenti i SHBA-ve.
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara i përdor emrat e koduar për presidentët, Zonjat e Para dhe personat e tjerë të shquar.
Përdorimi i emrave të tillë fillimisht përdorej për qëllime sigurie, por me ardhjen e teknologjisë emrat e koduar tashmë përdoren për të shkurtuar emrin kur flitet me kode, qartësi dhe traditë.
Emra nuk i zgjedh më Shërbimi Sekret, por Agjencia e Komunikimit e Shtëpisë së Bardhë.
Tradicionalisht emrat në kode të familjeve presidenciale duhen ta kenë shkronjën e parë të emrit të njëjtë.
Emri sekret që përdoret nga Shërbimet sekrete për presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara është “Renegade”, si titulli i një seriali televiziv dhënë në në SHBA gjatë viteve ’90. Ky emër është zgjedhur nga vetë Obama sipas një liste të propozuar, ku të gjithë emrat fillonin me shkronjën “R”. Bashkëshortja e tij e ka emrin è “Renaissance” (rilindje) vajzat quhen “Radiance” (ndriçim) dhe “Rosebud” (gonxhe trëndafili).
Obama, Presidenti më i ruajtur
Barack Obama është Presidenti më i ruajtur ndonjëherë nga shërbimet sekrete. Katër presidentë amerikanë janë vrarë, Lincoln, Garfield, McKinley dhe Kennedy, vëllai i të cilit Bobby ishte në prag të fitores së emërimit për kandidat presidencial, kur u vra dhe ai. Tetë liderë të tjerë amerikanë u kanë shpëtuar atentateve.
Obama do ruhet përjetë nga shërbimet sekrete
Kur shërbimet sekrete amerikane fillimisht morën në mbrojtje Barack Obama-n më 3 maj 2007, u konsiderua përjashtim. Sipas një ligji të miratuar nga Kongresi Amerikan në vitin 1997, mbrojtja e shërbimeve sekrete për ish-presidentët do të limitohej në dhjetë vjet. Por, Obama do të jetë përjashtim. Ai do të mbrohet përjetë, sipas një vendimi të shërbimeve sekrete, pas një rekomandimi nga lideri i maxhorancës së Senatit. Kjo për arsye se ka gjasa që Obama të jetë gjithnjë i kërcënuar nga komplote me motive raciste. Sulmet raciste nuk kanë munguar asnjëherë duke nisur që prej fillimit të fushatës. Duke pasur parasysh rrethanat jo të zakonshme të Obama-s siguria e tij në SHBA do të jetë e një niveli tjetër, nga ç’ka ndodhur më parë.
Bill Clinton
Emri sekret i ish-presidentit të SHBA Bill Clinton, ishte “Eagle”, pra, shqiponjë, ndërsa ai i gruas së tij, Hillarit, ishte “evergreen”, pra ‘përjetësisht e gjelbër”
Ronald Reagan
Në foto Ronald Reagan, me emrin sekret “Rawhide”, emër që vinte një seri filmi vestern mjaft popullore në SHBA. Ronald Reagan ka luajtur në fakt edhe vetë disa filma vestern gjatë karrierës së tij të shkurtër kinematografike.
Jacqueline Kennedy
Në listën e personave me emra sekretë ishte edhe Jacqueline Kennedy, e quajtur “Lace”, shqip “lidhëse”.
John Kennedy
Emri sekret i John Fitzgerald Kennedy ishte era “Lancer”, pra heshtar, një aluzion për Kamelotin, pra nga emri mitik i kështjellës të Kamelotit që ka hyrë në histori si kavalierët e Tavolinës së Rrumbullakët. Ky emër erdhi, sepse në politikën amerikane, administrata e Kennedyt e quante presidentin Kennedy si një legjendë potenciale mitike dhe ëndërrimtare
Jimmy Carter
Në foto Jimmy Carter, ai kishte emrin sekret “deacon”, pra dhjak, me shumë mundësi këtë emër e ka marrë pasi ai ishte një baptist i zjarrtë.
Richard Nixon
Emri në kod i Richard Nixon ishte “searchlight”, pra, far ndriçimi. Por ironia e fatit është e madhe, pasi në historinë amerikane ai ka qenë një nga Presidentët më pak të ndriçuar dhe më të errët për veprimet e ndërmarra.
Lista e plotë
Harry S. Truman – General dhe Supervise
Bess Truman – Sunnyside
Dwight Eisenhower – Scorecard dhe Providence
Mamie Eisenhower – Springtime
John F. Kennedy – Lancer
Jacqueline Kennedy – Lace
Lyndon Johnson – Volunteer
Lady Bird Johnson – Victoria
Richard Nixon – Searchlight
Pat Nixon – Starlight
Gerald Ford – Passkey
Betty Ford – Pinafore
Jimmy Carter – Lock Master dhe Deacon
Rosalynn Carter – Lotus Petal dhe Dancer
Ronald Reagan – Rawhide
Nancy Reagan – Rainbow
George H. W. Bush – Timberwolf
Barbara Bush –Tranquilit
Bill Clinton – Eagle
Hillary Clinton – Evergreen
Chelsea Clinton – Energy
George W. Bush –Trailblazer
Laura Bush – Tempo
Barbara Bush – Turquoise
Jenna Bush – Twinkle
Barack Obama – Renegade
Michelle Obama – Renaissance
Malia Obama – Radiance
Sasha Obama – Rosebud
/TiranaObserver
Diskutime rreth kësaj post