Ngadalësimi i njohjes së pensionioneve për shqiptarët e moshës së tretë, ka bërë që këto të fundit të zhvillojnë protestë ditën e sotme në Tiranë.
Pensionistët protestojnë para ambasadës italiane në Tiranë, pas pak do shkojnë te kryeministria.
“Jetojmë me 15000 lekë dhe jetojmë në kushte të vështira. Kam 32 vite në Itali dhe aty kam vënë re humanizëm për këdo. Pyetje që i bëj vetes është Meloni çfarë është? Mjafton një firmë edhe mbaroi.”- tha pensionisti.
“Kam 30 vjet që punoj në Itali dhe kam dhënë kontribut të rëndësishëm në atë vend. Më takon, duhet të hipi shkallët për të nxjerrë bukën e gojës. Unë dua të me hedhin kontributet shqiptare dhe italiane, dua dinjitetin dhe djersën time.
Duam djersën, mundin, të jeni të bindur se do e çojmë zërin tonë para parlamentit italian. Kam të drejtë të votoj në Itali po s’kam në Shqipëri? Po është turp more! Ju nuk doni more, se i blini këtu, ne nuk blihemi. Duam djersën, jemi këtu vetëm për pensionet këtu.”- tha një protestues.
Diskutime rreth kësaj post