Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka zbërthyer deklaratën e ministrisë së Jashtme për zëvendësimin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri kim.
Topalli tha se gjëja e parë që të shkon ndërmend, është një largim për shkak të problemeve me qeverinë.
Ajo theksoi në emisionin “Now” se njëra nga shkaqet mund të jenë mosdakordësitë e Yuri Kim me garën për kreun e ri të SPAK, çështje për të cilën ka folur së fundmi me tone të ashpra.
“Kur ndodh diçka, gjithmonë ka një arsye. Mund të jenë shumë gjëra. Unë nuk dua të hyj në fushën e spekulimeve, por gjëja e parë që të shkon ndërmend është se ka diçka shumë serioze që nuk shkon me qeverinë. Dhe çfarë nuk shkon me qeverinë, lufta kundër korrupsionit, problemet që janë ngritur me zhvillimet e fundit, me licensa, me investitorë strategjikë, me SPAK-un, me kryetarin e SPAK-ut që do zgjidhet me 16 dhjetor.
Shumë mendojnë se mund të jetë kjo e fundit, ndoshta ka pasur një përpjekje për të emëruar dhe njeriun e fundit që njëra palë e dëshiron. Ditët e ardhshme do jetë çdo gjë më e qartë, por sigurisht që një arsye e fortë, shumë e fortë, që krijon një shqetësim shumë të madh te qeveria dhe që do të japë një sinjal te të tjerët për të dobësuar rolin e një ambasadori besoj se është”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse kjo deklaratë e zvogëlon rolin e Yuri Kim, ish-kryeparlamentarja deklaroi se ministrja e Jashtme po përcjell një meszh.
“Nuk besoj se e zvogëlon rolin e Yuri Kim, por kërkon t’i japë një mesazh”, nënvizoi Topalli.
Diskutime rreth kësaj post