Lajmi se ish-kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar sot një konferencë të papritur në orën 12:00 ka ndezur rrjetin.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ironizon Berishën dhe shprehet se qytetarët presin rekorde nga deti nga Berisha e jo konferenca shtypi në mes të gushtit.
“Në presim Balozin të thyeje ndonje rekord nga deti, ai lajmeron konference shtypi në mes te gushtit, në pisk te vapes, ora 12:00 në dreke
Për hajer inshallah…..”, – shkruan Artan Hoxha.
Kujtojmë se kohët e fundit, Berisha pati një replikë me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, e cila në një farë mënyre kërkoi që ish-kryeministri të linte mandatin e deputietit. Nuk dihet nëse Berisha do njoftojë diçka të tillë sot, apo do flasë për zhvillimet e padisë së tij, ndaj Anthony Blinken, sekretarit amerikan, i cili njoftoi shpalljen non-grata të ish-kryeministrit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post