Njoftimi i Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave për zëvendësimin e Yuri Kim është kthyer në temë diskutimi në studiot televizive.
Në një intervistë për Euroneës Albania, pedagogu Roland Bejko është shprehur se ambasadoren Yuri Kim nuk e largon dot as Edi Rama dhe as Sali Berisha, ndërsa shtoi se ambasadori që do e jetë në vend të saj do të ndjekë të njëjta politika si Kim.
“Kim nuk e largon dot as Edi Rama, as Sali Berisha, i cili në deklaratën për shtyp tha se nëse ajo nuk largohet vet ne do ta largonim atë me protestat e revolucionit demokratik. Ne jemi në një mjedis ku secili nga këta hiqen sikur janë qendra e botës.
Të jemi të bindur se edhe ambasadori që do të vijë do të ndjekë të njëjtat linja sepse këto nuk janë linja që ka përcaktuar Edi Rama por janë linja që i përcakton DASH dhe strategjia gjeopolitike. Shqiptarët ta dinë mirë që as Rama dhe as Berisha nuk e largojnë dot një ambasador”, tha Bejko.
Diskutime rreth kësaj post