Përmes një njoftimi për median policia dhe ARRSH kanë bërë të ditur se duke nisur nga dita e nesërme rruga pranë doganës në Tiranë do të bllokohet, pasi nisin punimet për rehabilitimin e aksit Vorë- Kthesa Rinas- Fushë Krujë.
Në njoftim sqarohet se do të bllokohet kalimi nga kthesa e Doganës deri tek kthesa për Prezë. Punimet në këtë zonë zgjasin 45 ditë.
Për më tepër lexoni njoftimin e plotë:
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.
Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.
Nga dita e neserme do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë.
Kohezgjatje e punimeve per rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganes se Tiranes deri tek kthesa per Prezë eshte 45 dite.
Segmmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate periudhes se kryerjes se punimeve.
Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores.
Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.
Diskutime rreth kësaj post