Besimtarët myslimanë festojnë këtë të enjte Fitër Bajramin. Ndryshe nga viti i kaluar, ku falja e mëngjesit u krye vetëm nëpër xhami për shkak të kushteve të COVID-19, këtë herë falja do të kryhet në sheshet kryesore të qyteteve.
Në Tiranë, ky ritual do të kryhet në sheshin ‘Skënderbej’, siç ka ndodhur prej vitesh.
Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.
“PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT
Data: 13.05.2021
Dita: E enjte
Ora: 05:40-06:20
Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë
Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila
Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj
Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu
Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica
Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz
Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli”, shkruhet në postimin e KMSH.
Diskutime rreth kësaj post