Nëse jeni duke menduar për t’i kaluar pushimet verore në një nga plazhet shqiptare por nuk e keni vendosur ende se në cilin prej tyre Agjencia Kombetare e Mjedisit ju jep të dhënat për plazhet më të pastra.
Plazhet e Velipojës, Shëngjinit, Orikumit, Dhërmiut dhe Himarës rezultojnë që edhe këtë vit të jenë ndër plazhet me cilësinë e ujit më të mirë larës në të gjithë vendin.
Sipas raportit të monitorimit të plazheve nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ku janë monitoruar 98 plazhe, rezulton se, ka një përmirësim të cilësisë së ujrave krahasuar me 1 vit më parë, ndërsa këtë vit pritet të shtohen edhe më shumë pika monitorimi.
Ashtu sikundër edhe një vit më parë, sërish në plazhet tona kemi cilësi shumë të keqe të ujërave në po të njëjtat pika të monitorimit si ato të: Kanalit të Çukës në Sarandë, shkolla e Marinës në bregdetin e Vlorës, si dhe Kompleksi Xhardino në bregdetin Durrës Kavajë.
Sipas Agjencisë, cilësia e dobët e këtyre ujrave vjen si pasojë e derdhjes së ujrave të zeza.
Me cilësi të mirë të ujërave larës rezultojnë plazhet: plazhi i vjetër, kampi i pionerve, plazhi i ri në Vlorë, Radhimë hotel Grand, restorant Freskia, kompleksi Orikum dhe Bar restorant Aleksander./ora news/
Diskutime rreth kësaj post