Në ditët e fundit të vitit 2019, shqiptarët do t’i shoqërojë moti me diell, por me temperatura të ulëta. Sipas meteorologëve, temperaturat do zbresin nga kjo e shtunë duke kulmuar në ditën e ndërrimit të viteve, ku në veri dhe juglindje do të ketë reshje dëbore.
Temperaturat pritet të jenë të ulëta në mëngjes ku në zonat malore pritet të shënohen vlerat -5,-6 ndërsa vlerat maksimale pritet të shënohen përgjatë shtrirjes perëndimore me 10-11 gradë. Parashikohen reshje në formë dëbore, por në sasi të pakta.
Madje dhe në ditët e para të vitit 2020 do të përjetojmë temperatura të ulëta, por sërish me diell.
Temperaturat e ulëta rikthejnë rrezikun për shfaqjen e virozave, ndaj mbathni një veshje që përballon temperaturat.
Diskutime rreth kësaj post