Dita e sotme sipas meteorologes së METEOALB, Adiola Bami do të shënojë temperatura deri në 31 gradë celcius duke e qenë e favorshme për të gjithë ata që duan dhe të pushojnë në bregdet. Por do të jetë e diela e cila do të sjellë një ndryshim në temepratura dhe reshje shiu, duke prekur pothuajse të gjithë territorin shqiptar ku reshje dhe në formë rrebeshi të shkurtër do të prekin zonat qendrore dhe jugore të vendit.
Sipas meteorologes Bami në jug dhe juglindje priten rrebeshe të shkurtra shiu, ndërsa zona qendrore dhe ajo veriore do të kenë reshje të dobëta. Por nëse keni menduar se vera ka mbaruar, e keni gabim. Sipas parashikimeve të motiti java e ardhshme do të vijë me temperatura të larta që shkojnë deri në 32 gradë celcius. Temperaturat më të ulta dhe më të larta do të pësojnë rritje në të gjithë territorin e vendit, ndërsa nuk priten as reshje shiu.
Diskutime rreth kësaj post