Jemi mesuar te shohim ne rrjetet sociale foto vajzash te bukura, me trup dhe fytyre perfekte.
Here sepse ashtu jane realisht, e here per “faj” te photoshopit qe perdorin gjate rregullimit te fotove.
Por Oktapod ka zbuluar Elden, nje vajze 23 vjecare e cila megjithese nuk i ka format perfekte 90-60-90 ajo serish e ekspozon trupin e saj me bikini ne instagram pa asnje kompleks.
Kilet e teperta, fillimisht e kane bere te ndihet keq, e paragjykuar kur te gjithe kthejne koken ne rruge per ta pare. Por tani cdo gje ka ndryshuar.
E ftuar perballe Turjan Hyskes ne Oktapod, Elda rrefen se kilet e teperta i kane ardhur si pasoje e gjendrave tiroide.
Ajo eshte perpjekur te dobesohet me ane te dietave dhe palestres, por per te, mbi te gjitha e rendesishme eshte te jete e shendetshme, pavaresisht kileve.
I pelqen te beje yoga dhe ka gjetur njeriun e saj te zemres Serxhon, i cili ra ne dashuri me te, me shikim te pare.
Ajo deshiron qe te gjitha vajzat qe e ndjekin ne rrjetet sociale, duhet te ndihen mire me veten, pavaresisht kilogrameve.
Perpiqet qe t’i ktheje pergjigje pjeses me te madhe te komenteve dhe mesazheve qe i vijne, here duke e ofenduar dhe here duke e komplimentuar per ate qe percjell permes fotove te saj. Goca..be more like Elda!
Diskutime rreth kësaj post