“Ankesa e një vajze 9 vjeçare. E paparë. Mos e humbni!” Kështu e ka titulluar videon e mëposhtme kandidati i LSI-së, Ralf Gjoni. Pasi iku nga lëvizja G99 në fillimet e kësaj të fundit, Gjoni për arsye karrieriste iu bashkua LSI. Sikurse duket nga video e mëposhtme, patetizmi i këtij personazhi që e punon edhe si këshilltar i Ilir Metës, arrin kulmin.
Por jo vetëm për faktin se përdor fëmijë të gjetur në rrugë dhe i xhiron ata pa autorizim. Ka një arsye më të madhe: Kandidati i Tiranës, të cilit me siguri i pëlqen vetja më shumë teksa po na lexon, bën një gafë të rëndë.
Ai prezantohet si kandidat për Njësinë Bashkiake Nr.3, dhe denoncon gjendjen e rrugëve. Por harron së Njësinë Bashkiake Nr.3 e ka drejtuar për mbi 10 vite Ilir Kokona, i LSI-së.
Duket se Gjoni vjen nga Hëna sikurse djali i Fahriu Balliut që teksa kandidon në Pogradec as që ia kishte idenë së bashkia atje drejtohet nga PD dhe lëshoi një lum akuzash ndaj pushtetit lokal. /Lajme.al
https://www.facebook.com/RalfGjoni.FaqjaZyrtare/videos/1432976716768066/
Diskutime rreth kësaj post