Balerinët na treguan gjithçka që nuk dinim për jetën e tyre jashtë sallës së baletit, pasi gjithmonë kanë preferuar të mos ndajnë me publikun jetën personale.
Shumë pak e dinë, por Ola dhe Esdalini njihen me njëri-tjetrën që prej moshës 10-vjeçare, kur të dy ndiqnin të njëjtën shkollë.Ata rrëfyen se historia e tyre e dashurisë ka nisur si një lojë, në shfaqjen në teatër ‘’Hirushja’’, ku ata luanin rolin e mbretit dhe mbretëreshës.
Më pas ajo u shndërrua në një përrallë të vërtetë dhe sot ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës 9-vjeçare, të quajtur Olesia dhe Oenit, 2 vjeç.
Ola tregoi se nuk dëshiron që në asnjë mënyrë fëmijët e saj të merren me balet, pasi është profesion i vështirë dhe pa fitime të mëdha.
Diskutime rreth kësaj post