Edhe pse mund të tingëllojë si diçka e pabesueshme për dikë, por vajzë njëvjeçare noton si profesioniste e vërtetë në një pishinë.
Grace Fanelli nga Florida gjithmonë kishte pasur dëshirë që fëmijët t’i dërgojë në pishinë qysh kur ishin të vegjël, për t’u siguruar që në të ardhmen nuk do të frikësohen nga uji.
Vajza e vogël e Grace, Kassia, edhe pse i ka vetëm një vjet ajo noton në pishinë sikur të kishte përvojë shumëvjeçare, madje ajo qëndron mbi ujë me shpinë dhe në fund del nga uji pa e ndihmuar askush.
Ndërkaq vajza e madhe e Grace që tani është 3-vjeçe, sikurse motra e saj kishte mësuar notin ende pa mbushur një vjet.
Kjo nënë nga Florida ka një mesazh për të gjithë prindërit: “Ju lutem mësoni fëmijët të notojnë në mënyrë që të mund ta shpëtojnë veten”.
Video:
Diskutime rreth kësaj post