Një person, nga Medison në Shtetet e Bashkuara të amerikës, ka rrëfyer publikisht se si e kishin rrëmbyer alienët, dekada më parë.
Ky person, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ka deklaruar disa ditë më parë se kishte parë një dritë të fuqishme teksa qëndronte i shtrirë në shtratin e tij të dhomës së gjumit në vitin 1979.
Rrëfimi:
“Ishte ora rreth 2 pas mesnate, kur një dritë e fuqishme depërtoi nëpër dritare dhe ajo që mbaj mend është se po tërhiqesha nga drita e fuqishme që më nxorri jashtë dritares. Diçka po më ngjiste në qiell. Ndihesha i frikësuar dhe mendoja se nuk do ta shihja shtëpinë kurrë më. U mundova që të thërras motrën që ndodhej në shtëpi, por nuk kisha fuqi të nxirrja zë, pasi ndihesha si i paralizuar. E pashë veten në një anije kozmike që kishte një substancë të çuditshme, e mbuluar me kapak gome. E shqeva kapakun e gomës dhe ndjeja që nuk kishte gravitacion, pasi qendroja pezull. Pasi ktheva kokën anash pashë edhe shumë anije të tjera kozmike. Këto anije kozmike përmbanin krijesa të tjera. Teksa përpiqesha që të dilja nga anija kozmike, vura re që çdo gjë u nxi, u bë e zezë. U ktheva në shtëpi në mënyrë të mistershme dhe nuk më kujtohet se si kisha mbërritur. Të nesërmen u dërgova në spital. Aty mjekët më thanë se vuaja nga pneumonia dhe mu desh që të qëndroja tre javë në spital”.
Ky person tashmë është duke kërkuar ndihmë, për të kuptuar që të zbulojë se çfarë kishte ndodhur atë natë. Kjo ngjarje jep ende ndikim dhe frikë në jetën e tij.
Gjithashtu edhe në vitin 1975, një njeri në Arizona, thuhet të ketë qenë i rrëmbyer nga alienët, ndërsa ka përjetuar gjëra të ngjashme.
Diskutime rreth kësaj post