Babai i saj sot është 93 vjeç dhe është marrë me pajtimin e gjakrave, që prej vitit ’90.
Për këtë ai ka marrë vlerësim si popullor ashtu edhe nga institucionet.
Bujana, një zonjë nga Bujani i Tropojës e cila prej vitesh jeton në Londër, te “E Diela Shqiptare”, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” sot kishte shkuar për t’i përcjellë me mesazh babait të saj 93 – vjeçar i cili për shkak te moshës se thyer nuk mundi te ishte ne studio.
“Kam ardhur për ta falënderuar për jetën e tij shumë të vështirë, i cili ka ngelur jetim që në moshën 3 vjeçare, pasi e ëma vdiq gjatë lindjes së vëllait të dytë.”
“Babai jonë ka sakrifikuar jetën, çdo gjë për ne, sepse ai ngeli edhe pa bashkëshorten e tij, e cila vdiq para 24 – vitesh. Ne ishim 10 fëmijë, 6 vëllezër dhe 4 motra. Por sot nuk jemi 10 fëmijë. Si për ironi të fatit djali i parë vdiq nga kanceri në moshën 50 – vjeçare. Të këqijat erdhën njëra pas tjetrës, pasi pas tij vdiqën edhe dy vëllezërit, po nga kjo sëmundje. Vëllai i fundit, vdiq para një viti. “
E pikërisht kjo e fundit, rrëfen Zonja Bujana, e rrëzoi shumë babain e saj. Ajo tregon se humbja e djalit të tretë e izoloi, duke bërë që të mos bëhej pjesë e asnjë gëzimi në familje. Megjithatë, veprimtarinë e tij për shuarjen e gjakmarrjes ai nuk e la.
Ai vijon ende të pajtojë gjakrat, edhe në moshën 93 – vjeçare.
“Vijnë e marrin me makinë, shkon kudo, Kosovë, Maqedoni, Shkodër, kudo”.
Avdi Rexha, njeriu i cili u shpall qytetar nderi i Tropojës 3 vjet më parë.
Diskutime rreth kësaj post