Biznesmeni shqiptar Samir Mane është shumë afër blerjes të Ferronikelit nga kompania greke Cunico Resources, që ka shumicën e aksioneve në këtë kompani.
Për këta të fundit u raportua se kanë probleme të mëdha financiare, madje edhe çuan në falimentim një kompani në Maqedoni.
Klan Kosova merr vesh se Balfin Group, që është në pronësi të Mane, është në bisedime për arritjen e kësaj marrëveshje, që nuk është larg finalizimit.
Pritet që gjithçka të finalizohet brenda dhjetë ditësh dhe që miliarderi 51-vjeçar ta ketë në pronësi shumicën e aksioneve të kompanisë kosovare.
Samir Mane është sipërmarrësi më i pasur shqiptar, president dhe pronar i grupit BALFIN, i cili është grupi më i madh i investimeve private në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post