Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar pas vizitës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha në Malësinë e Gjakovës, ku mijëra demokratë kanë dalë të presin liderin historik në Has dhe Bajram Curr.
Duke e krahasur me aktivitetin politk të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës gjatë kësaj periudhe, Paloka ka ironizuar duke thënë se ‘njërit edhe kafja kthehet në miting, tjetri mitingun e kthen në ‘kafe’.
Gjithashtu Paloka ka treguar se kjo pritje e sotme ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është edhe përgjigjja për ata që pyesin se kush do ta rrëzojë Edvin Ramën.
Postimi i plotë i Edi Pakokës:
“Njerit edhe kafja i kthehet ne miting, tjetri mitingun e kthen ne “kafe”…!
Per ata qe pyesin ende se si e kush mund ta rrezoje Edvin Ramen .” – u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post