Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar ashpër në Kuvendin e Shqipërisë pasi kryeparlamentarja, Lindita Nikolla refuzoi të fusë në rend dite kërkesën e opozitës për të votuar raportin për Arben Ahmetajn.
“Kur kemi depozitimin e një amendamenti i ashtuquajtur gojor dhe që nga ju disa, ose njëri e ka qejf gojoren, bëhet direkt votimi, një folës pro dhe një kundra hidhet në votim”, u shpreh Sula, referuar skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.
Deputeti demokrat iu drejtua mazhorancës duke thënë se “ju ka kapur aq shumë arroganca që nuk ju bën syri tërr. Lefter Koka furnizoi me oriz inceneratorin sepse aq i thoshte mendja, është arrogancë, ai tjetri e nxori në mes të tavolinës, s’ka turp mo, është arroganca. Ai tjetri ikën shet diamantet.”
Dashnor Sula: Kjo është një seancë e cila nuk do të duhej të zhvillohej ne normalitet. Si mund të ndodhë zonja kryetare në prani të 140 deputetëve, të gjithë medias ju të mashtroni opinionin publik shqiptar. Të mblidhet Komisioni i Ligjeve në mënyrë të fshehtë pa lajmëruar opozitën, pa procesverbal, pa regjistrim dhe të merrni një vendim 10 minuta, legalizimin e kanabisit.
Dhe ju na tregoni këtu ne se po shkelim rregulloren, por respektimin e Parlamentit. Edhe në rastin kur kemi depozitimin e një amendamenti i ashtuquajtur gojor dhe që nga ju disa, ose njëri e ka qejf gojoren, bëhet direkt votimi, një folës pro dhe një kundra hidhet në votim. Le të jetë gabim votoni shkresën e Bardhit, kaq po ju kërkojmë.
Ju ka kapur aq shumë arroganca që nuk ju bën syri tërr. Lefter Koka furnizoi me oriz inceneratorin sepse aq i thoshte mendja, është arrogancë, ai tjetri e nxori në mes të tavolinës, s’ka turp mo, është arroganca. Ai tjetri ikën shet diamantet.
Ju ka kapur arroganca nuk ju shohin sytë asgjë, sot s’duhet të kishte parlament, duhet të ishte përmbysur tavolina.
Deputetët në burg, kryebashkiakë në burg, ministra në burg, zv.kryeministra në burg.
Diskutime rreth kësaj post