Kryetari i PS, Edi Rama teksa ka vlerësuar skuadrën e tij të kandidatëve për deputetë, por nuk nguruar të theksojë edhe pakënaqësitë që ka vënë re te njerëzit.
Rama tha nga Lezha se me të drejtë qytetarët kanë pakënaqësi pasi deputetët socialistë nuk kanë ndenjur mjaftueshëm pranë tyre. Ai tha se skuadra e PS nuk është perfekte, por duke e krahasuar me skuadrat e rivalëve të PD dhe LSI, Rama tha se diferenca është e madhe.
“Ne duam ta thellojmë atë që në këtë mandat që po mbyllet ka qenë hapja e një kapitulli të ri bashkëqeverisje me njerëzit. Qëndrimit pranë njerëzve, jo të gjithë deputetët tanë kanë qenë pranë njerëzve. Me të drejtë njerëzit kanë pakënaqësi që nuk i shohin shpesh deputetët.
Mekanizmi që ne kemi sot me votën preferenciale është vlerësues. Nga ana tjetër përsëri e them që asgjë nuk është e përsosur, skuadra tonë ka vend për t’u përmirësuar në të ardhmen. Por kur shoh skuadrat e tjera është vërtet për të ardhur keq”, – tha ndër të tjera Rama.
Diskutime rreth kësaj post