Një zyrtar i lartë i ministrise se brendshme ka qenë ditët e fundit në Shkoder.
Në një prej takimeve të zhvilluara ka qenë edhe ai me drejtorinë e policisë kufitare.
Ky takim ka shërbyer për t’i bërë të qartë të gjithë punonjësve të policisë kufitare se tashmë asnjë prej tyre nuk do të tolerohet.
Sipas burimeve janë lënë detyra të qarta sa i përket sjelljes së këtyre policëve dhe veprimtarisë që ata ushtrojnë.
I është kërkuar që të kenë një sjellje sa më qytetare dhe nga ana tjetër të bëjnë kujdes dhe të mos përfshihen në asnjë rast korrupsioni sepse s’do të ketë tolerime.
Zyrtari i ministrisë së brendshme i ka bërë me dije se tashmë edhe policia e shtetit është në një reformë të madhe ndaj është vendosur që askush të mos tolerohet. Aq më tepër policia kufitare e cila është në një vëmendje të përhershme nga të gjithë.
Tashmë edhe gabimi më i vogël punonjësve të policisë kufitare mund ti kushtojë vendin e punës.
Diskutime rreth kësaj post