Një 57-vjeçar nga Berati, Resmi Turhani, u kap nga Policia e Kakavijës dhe u dërgua në burg. Turhani, banor i fshatit Bilçë të Beratit, nuk dihet për ç’arsye e ka mashtruar Policinë, por për këtë mashtrim, më datë 4 korrik, gjykata e vendlindjes së tij, e ka dënuar me burg.
Policia njoftoi se “ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat me vendim Nr.11, datë 04.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kallzim i rremë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal,” thuhet në njoftim zyrtar shpërndarë sot mediave.
Kësisoj, Turhani, për emrin që i kishte dalë në kompjuterat e Policisë si person i kërkuar, u kap nga Policia në pikën kufitare Kakavijë. Jo vetëm që nuk mundet kësaj vere të dalë jashtë vendit, por me sa duket, si pasojë e kallëzimit të rremë, Turhani do ta kalojë vapën në qeli.
Diskutime rreth kësaj post