Në diell shfaqet një “vrimë”! Në fakt ajo që shkencëtarët kanë vërejtur është një vrimë në kurorë, një fenomen i njohur që shkaktohet nga prania e rajoneve “të ftohta” që krijohen përkohësishtë në pjesën më të jashtme të atmosferës së yllit tonë.
Kjo foto e bukur dhe shumë e veçantë është shkrepur nga pajisje në gjendje të detektojnë rrezet ultraviolet që ndodhen në bordin e observatorit diellor SDO (Solar Dynamics Observatory) të NASA-s.
Në fakt ky fenomen shfaqet si një “vrimë” gjigante e zezë në rajonin verior të Diellit dhe është një fenomen shumë i rëndësishëm për t’u studiuar që të kuptohen më mirë jo vetëm reaksionet që ndodhin brenda yllit por edhe për të zhvilluar teknologjitë e nevojshme për fluturimet e ardhshme të njeriut në eksplorim të Sistemit Diellor.
Në fakt vrimat në kurorë janë rajone me desitet atmosferik diellor të ulët, të dukshëm vetëm me rreze X ose ultraviolet, që shfaqen më të errët sepse temperatuart brenda tyre janë më të ulëta se sa zonat përreth.
Nga vrimat në kurorë emetohen erëra me shpejtësi të lartë dhe nëse prekin planetin tonë mund të shkaktojnë çrregullësi në komunikim dhe të rrisin numrin e aurorave polare.
Diskutime rreth kësaj post