Një vit nga shembja e Teatrit Kombëtar, Robert Budina ka reaguar duke thënë se deri më tani kanë bërë mbi 10 kallëzime dhe se sistemi i drejtësisë po vazhdon ashtu siç ka qenë duke mos bërë asgjë në këtë një vit.
Deklarata e Budina:
“Ne kemi bërë mbi 10 kallëzime, por mesa duket sistemi jonë i drejtësisë e ka ndarë mendjen të vazhdoj ashtu siç ka qenë. Deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje në lidhje me kallëzimet që janë bërë për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në datën 3 vendos Gjykata Kushtetuese për ligjin special fusha dhe VKM-në që u kalua në pronësi të bashkisë nga pushteti vendor. Kështu që të shohim se çfarë do të vendos Gjykata Kushtetuese në lidhje me këtë çështje. Ndërsa për gjithë çështjet e tjera që kemi kallëzuar ne, deri më tani nuk kemi marrë asnjë njoftim nga Prokuroria e Posaçme.
Unë shpresoj që të reflektojnë sepse ne me aktivitetin tonë kemi vërtetuar se këtë gjë e kemi bërë për të mirën publike dhe për asnjë gjë tjetër. Është dhe në favorin e atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që do ta marrin në shqyrtim këtë çështje sepse është për të mirën publike, kështu që pritshmëritë e mia janë të mëdha në fakt. E di shumë mirë që ne e kemi të fituar çështjen, por puna është që nuk bëhen veprime konkrete prokurorët, mesa duket presin ndonjë mbështetje politike sepse kanë frikë të lëvizin.
Mbështetje politike në kuptimin e përgjithshëm, jo parti konkrete, në kuptimin e shoqërisë që të ndihen të mbështetur politikisht sepse mesa duket kanë frikë të reagojnë. Të gjitha faktet provat që ne kemi depozituar në SPAK janë më se të qarta. Sulmi që u bë në datë 17 Maj tashmë u bë një vit dhe nuk është nevoja ta ri përsërisim. Pamjet janë të qarta, polica pa numra identifikimi, me dhunë dhe me automatik.
Se çfarë ka ndodhur në 17 Maj ne e kemi çuar edhe te Komisioneri i të Drejtave të Njeriut në Strazburg. Nga ai ka reaguar për një sërë gjërash, jo thjesht për Teatrin, por edhe për vrasjen që bëri policia në Dhjetor të vitit të kaluar, pra për një sërë gjërash që po ndodhin në Shqipëri.
Kështu që ne kemi bërë punën tonë sepse mendojmë se këto i shërbejnë demokracisë shqiptarë, por mesa duket kjo është një gjë që na kapërcen ne dhe nëse nuk ka një zgjidhje politike do të jetë shumë e vështirë të marrë zgjidhje. Sigurisht që çështjet politike, nuk janë në dorë të shoqërisë civile, por në dorë të atyre të vendimmarrjes, të votave të njerëzve.
Ne kemi bërë ç’është e mundur për të sensibilizuar njerëzit, që kur ka çështje të tilla kaq të ndjeshme ku prona publike grabitet ditë e për diell, ku parlamenti është në dorën e një kryeministri që e përdor si të dojë dhe njerëzit duhet të reagojnë edhe fakti që ne e zgjatëm kaq shumë Teatrin Kombëtar, mendoj që është një nga rezistencat më të gjata në botë.
Prokuroria e Posaçme me veprimet që ka bërë deri më tani ka treguar që nuk lëviz profesionalisht, por politikisht . Dua të them që kur ka një ndjeshmëri të caktuar për diçka, bëjnë sikur bëjnë diçka, e bëjnë jo se e kanë për detyrë. Provat që ne kemi çuar janë shumë të qarta, justifikimi që kemi parashtruar ne është profesional dhe normalisht duhet të kishte një reagim.
Kjo qeveri po rrëmben dhe po ndryshon çdo ligj, rropi votat, masakroi qytetarët, u mori pronën nën petkun e zbatimit të ligjit. Është një qeveri që bën sikur është normale, por thellë thellë është e pa mëshirueshme aty ku ka interesat. Mendoj se nëse do ta lëmë ky kryeministër do të ç’bëj drejtësinë.”, u shpreh Budina.
Diskutime rreth kësaj post