Të paktën një ushtarë është vrarë dhe 47 persona janë plagosur nga shpërthimi i një makine të ngarkuar me eksploziv para një postoblloku ushtarak në juglindje të Turqisë me shumicë kurde, njoftoi sot një burim i ushtrisë.
“Mes të plagosurve tetë janë civilë”, sipas të njëjtit burim duke shtuar se pas sulmit ushtria ka filluar një operacion zbulimi.
Ky atentat, përgjegjësia e të cilit iu atribua nga autoritetet Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), shënjestroi dje një postobllok të distriktit në Hanin, në provincën Diyarbakir.
Turqia prej shumë muajsh po përballet me një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të një serie sulmesh ku disa janë të lidhura me konfliktin kurd dhe të tjerat me grupin xhihadist Shteti Islamik (ISIS).
Diskutime rreth kësaj post