Një turist francez është rrëzuar nga një shkëmb në majën e Qorës në Llogara dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar në kokë.
Francezi i cili ishte pjesë e një grupi turistësh aktualisht është pa ndjenja ndërsa po pritet mbërritja e helikopterit.
Në ndihmë të tij kanë shkuar efketivë nga stacioni policor dhe urgjenca e Orikumit, reparti Delta, dhe punonjësit e zonave të mbrojtura.
Ndihmën e forcave policore dhe mjekëve e vështirëson terreni i thepisur i cili besohet të ketë qenë dhe shkaku i rënies së francezit nga një lartësi prej disa metrash.
Diskutime rreth kësaj post