Gjendet në bregun e Liqenit Artificial në Tiranë trupi i pajetë i një shtetasi rreth moshësh 60- 70 vjeçare.
Njoftimin e ka dhënë policia e shtetit, e cila saktëson se trupi i pajetë është gjetur rreth një orë më parë. Nga këqyrja e trupit nuk rezultonte të kishte shenja dhune apo dëmtime.
“Më datë 27.09.2018, rreth orës 13:10, në bregun e Liqenit Artificial është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull rreth moshës 60-70 vjeç.
Nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e trupit të pajetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Diskutime rreth kësaj post