Banorët e “Big Brother VIP 3” e kanë nisur ditën sot me diskutime ‘konstruktive’, ato që me gjasë i kanë munguar prej ditësh shtëpisë më të famshme, pasi pjesën më të madhe të kohës kanë zënë vend debatet e forta, ofendimet e gjykimet personale.
Sot disa prej tyre kanë shfrytëzuar rrezet e diellit në verandë për t’u bërë bashkë e për të shkëmbyer biseda me humor që i kanë dhënë një ngjyrë tjetër shtëpisë.
Interesante kanë qenë edhe diskutime për çiftet e mundshme që mund të krijohen. Deri tani ‘pretendentë’, kanë qenë Meritoni dhe Ilnisa, Heidi me Romeon, Sara dhe Bardhi.
Por Rike Roçi ka bërë një parashikim se në këtë edicion do të ketë një trekëndësh dashurie. Sipas saj, Heidi pëlqehet nga dy djem të shtëpisë, Fationi dhe Romeo. Nuk dihet sesi do të vazhdojë, por banorja ishte e bindur në aludimin e saj.
Diskutime rreth kësaj post