Zjarri në Lunxhëri ka marrë përmasa të frikshme. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi iu ka bërë thirrje banorëve që të përgatiten për evakuimin dhe të lënë shtëpitë e tyre.
Ai thotë se era ka agravuar zjarrin dhe se flakët janë shumë pranë shtëpive të banorëve.
“Ne Bashkine Gjirokastër, është shfaqur një tjetër varër zjarri e rrezikshme në Njësine Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.U bejme thirrje banoreve te jeme bashkepunues me strukturat shteterore per te zbatuar urdherin e evakuimit”, shkruan Peleshi.
Diskutime rreth kësaj post