Boiken Abazi, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ka kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotim në Qarkun e Tiranës, ku sipas tij ka fakte që vërtetojnë shkelje të shumta në momentin e votimit dhe të numërimit.
Deklarata e Abazit:
“Bazuar mbi faktet që po grumbullojmë mbi shkeljet në Qarkun Tiranë në lidhje me ankesën që do të dorëzojmë në KQZ / KAS ditën e hënë, ne kërkojmë dhe presim shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës” shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post