Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela. Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo ka nxjerrë probleme në të tre shtylla e vlerësimit për gjyqtarin.
Hetimi i pavarur i KPK-së nxori në pah se ai kishte probleme me përfitimin e pronësisë prej 175.540 m2 ullishte në Tatzan të Delvinës si dhe 600 m2 truall në të cilën kishte edhe një banesë. Po ashtu sipas Vettingut ai kishte kontradikta edhe në pasuritë si një apartament në Sarandë dhe një dyqan prej 30 m2.
Sipas KPK, edhe DSIK e cilësoi si të papërshtatshëm gjyqtarin për të vijuar detyrën. Në lidhje me aftësinë profesionale, Komisioni zbuloi edhe mënyrën sesi Çela sillte dështimin e seancave gjyqësore.
Kreu i Gjykatës së Sarandës prej një dekade nuk i respektonte duke i nisur me nga 4 orë vonesë ose më herët para orarit të caktuar duke sjellë dështimin e gjyqeve.
Diskutime rreth kësaj post