Ish-deputetja e PD, Albina Deda i ka shkruar një letër të hapur Lulzim Bashës, ku e paralajmëron që të largohet sa më shpejt nga partia demokratike.
Deda shkruan se demokratët e kanë mbështetur pasi mendonin se pas tij qëndronte ish-kryeministri Sali Berisha, por këtë të fundit ai e qëlloi pas shpine.
“Ti ishe askush dhe ne saje te dr.Berishes u shnderrove ne pionierin qe parashutoi aty ku te tjeret investuan lumenj dhimbjesh dhe gjaku..!”, shkruan ndër të tjera Deda.
Postimi i plotë:
“Leter e hapur per nje kapitull te mbyllur me Bashen!
Une jam nje demokrate,ish deputete e anetare e Keshillit kombetar te Partise Demokratike!
Edhe kur na nderrove ne 2017 me Gjuzët qe mblidhnin farat e lulediellit te shtepia e lirise,edhe kur na shkembeve me Jeniqeret nuk tu zemeruam se mendonim se pas teje qendron Ai te cilin ti e preve ne bese,e qellove pas shpine por nuk e vrave.
Se simbolet nuk vriten….nuk i vrasin as tenderat e kuneterve dhe as gjaku qe ke me gjaksorin e demokracise Gramoz Ruçi.
Ti hyre ne shtepine tone te lirise me besen qe e shkele dhe aspak per genin dhe meritat e tua.
Ti ishe askush dhe ne saje te dr.Berishes u shnderrove ne pionierin qe parashutoi aty ku te tjeret investuan lumenj dhimbjesh dhe gjaku..!
Ti ishe aaskush dhe pa emer ngele.
Tani je me i pasigurte se busti i Enverit me 19 Shkurt 1991.
Ndaj ik shpejt e mos e vono destinin tend.
Ti je Jude…!
Askush nuk te shpeton trupin dhe turpin se fytyra te ka ikur me kohe.“-shprehet Deda.
Diskutime rreth kësaj post