Situata e fundit politike në vend, me këtë edhe përjashtimi i Sali Berishës nga grupimi parlamentar i PD, për njërin nga ish-aleatët e PD, kryetarin e PDK, Nard Ndoka, është shkëputje nga realiteti nga ana e Bashës.
Ndoka, tha se partia e tij do të distancohet nga Lulzim Basha.
“Partia jone ka akoma me shumë një motiv të distancohet nga Basha, sepse në mënyre të pabesë, ai prishi aleancën me Partinë Demokristiane, andaj Basha e ka humbur besimin te partia jonë te unë e ka humbur tashmë respektin miqësor, bashkëpunues, ka një problem institucional. Nuk është problemi se janë ndarë rrugët nga PD, por janë ndarë rrugët me Bashën, jo me partinë, është një marrëdhënie inekzistente, dhe kjo për fajin e Bashës, megjithëse Basha është shumë debitor ndaj meje. Por personalisht jam ngushëlluar me realitetin, se kur u soll ashtu me Berishën, kjo e imja është sekondare”, – tha Ndoka në studion e lajmeve në MCN TV.
Diskutime rreth kësaj post