Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, ka vendosur të mos të kandidojë më si deputete. Vendimi i Leskajt ka ardhur pas 15 vitesh kontribut si deputete e PS.
Valentina Leskaj është zgjedhur deputete në Elbasan, në vitin 2002.
“Pas 15 viteve kontribut, ka ardhur koha që t’i hapim rrugën të rinjëve,” nënvizoi Leskaj nga kryesia e Kuvendit.
Leskaj siguron se ky është një vendim personal dhe i mirëmenduar prej kohësh. Unë kam vendosur të mos kandidoj për zgjedhjet e ardhshme.
Kjo ka qenë zgjedhja ime e vendosur jo në minutën e fundit dhe natyrisht e diskutuar dhe me Ramën dje në drekë. Është një vendim që e kam marrë unë”, tha Leskaj.
Diskutime rreth kësaj post