Ish-deputeti Klevis Balliu është shprehur kundër vendimit të kryedemokratit Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ai thotë se vendimi ishte i gabuar, e se do i kushtojë shumë opoziatrizmit në vend.
Postimi i Balliut:
‘Përjashtimi i Sali Berishës Përjashtim i simbolit të opozitarizmit. Vendimi për përjashtimin e Sali Berishës është një vendim i gabuar që nuk i kushton vetëm Partisë Demokratike por i kushton shumë opozitarizmit në Shqipëri. Nuk merren vendime të momentit për politikanë të gjithëkohshëm. Ai ka qenë, është dhe do të mbetet zëri më i fuqishëm opozitar me denoncimet e tij që nga avionët e drogës e deri tek kapja e shtetit. I gjithë lidershipi i Partisë Demokratike ishte kokëulur në selinë e PD përballë simpatizantëve demokratë.
Asnjë fitore e PD nuk mund të quhet e tillë nëse ajo vjen duke shkelur të drejtat e demokratëve e aq më tepër të liderit historik të saj. Armiku dhe përballja është dhe duhet të jetë me Edvin Kristaq Ramën, njeriu i cili ka vjedhur shtetin, ka shkatërruar demokracinë, ka vjedhur shqiptarët dhe ka tradhëtuar Shqipërinë duke cënuar interesat tona kombëtare.’-shprehet Balliu.
Diskutime rreth kësaj post