Pas largimit nga postet qeveritare, Blendi Klosi ka ndërruar mjetin e transportit, teksa sot është paraqitur në Kuvend me biçiklete.
Ish-ministri i Turizmit është fotografuar nga LSA teksa bën hyrjen perimetrin e Parlamentit me dyrrotak, ndërkohë që e ka parkuar atë të pa lidhur para portës nga ku dikur hynin mediat.
Duket që parlamentit tonë pas largimit të Selami Jenisherit një tjetër çiklist i është bashkuar ligjvënësve të Kuvendit.
Biçikleta e Klosit sipas një kërkimi në faqet online nuk ka ndonjë kosto të lartë, ajo kushton rreth 500 euro.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post