Një fëmijë 13-vjeçar dhe një arkeolog amator zbuluan në ishullin gjerman të Rugenit një thesar unik që mendohet t’i përkasë mbretit Harald me Dhëmbin Blu, i cili përhapi kristianizmin në Danimarkë.
”Thesari përbëhet nga disa monedha, perla, një çekiç, spila dhe unaza të thyera”, tha arkeologu amator, Rene Schon dhe zyrën e arkeologjisë rajonale, raporton ata.
Schon dhe nxënësi Luca Malaschnitschenko në muajin janar zbuluan një pjesë të thesarit me ndihmën e një detektori metalesh, në një fushë të hapur në afërsi të rajonit të Schaprodeit, në ishullin Rugen, në detin Baltik.
Autoritetet vijuan gërmimet për gjetjen e thesarit më 14 dhe 15 prill.
Qindra monedha mendohet të datojnë nga Mbretëria e Haraldit I (910-987), mbreti unifikues i cili hodhi poshtë besimet vikinge dhe përhapi kristianizmin në Danimarkë.
Janë gjetur gjithashtu monedha më të vjetra që mendohet të vijnë nga rajone mjaft të largëta, veçanërisht një monedhë e vjetër e Damaskut, e transformuar në bizhu dhe që daton nga viti 714.
Monedhat më të fundit datojnë nga vitet 980.
”Jemi përballë një rasti të rrallë, ku zbulimi duket se lidhet me burimet historike”, sqaroi arkeologu .
Bizhuteritë, që datojnë nga e njëjta periudhë, ishin zbuluar më parë jo shumë larg që aty, në ishullin e Hiddensees në fund të shekullit XIX. Historianët e rajonit marrin për bazë gjithashtu se këto objekte të vyera mund të jenë fshehur gjatë arratisjes së mbretit.
Mbreti Harald me Dhëmbin Blu është një figurë e rëndësishme historike në territorin skandinav.
Pikërisht për nder të tij u pagëzua teknologjia e komunikimit pa kabllo me emrin ”Bluetooth” .
Simboli i ”Bluetooth” është gjithashtu një bashkim i dy shkronjave të alfabeteve runikë që përfaqësojnë inicialet e mbretit Harald.
Diskutime rreth kësaj post