Një tërmet i ri me manjitudë 5,3 ballë të shkallës Rihter goditi sot në mëngjes Italinë, në një zonë të mbuluar nga bora dhe të prekur më parë nga një seri tërmetesh më të fuqishme në gusht dhe tetor.
Tronditja, që arrinte në 5,3 ballë u ndje deri në Romë por nuk ka dëme të sinjalizuara deri tani.
Epiqendra ishte mes Pitignano dhe Montereale, rreth 20 kilometra në jug të Amatrice, rajoni më i prekur nga tërmeti prej 6,0 ballë që kishte bërë rreth 300 të vdekur më 24 gusht.
Diskutime rreth kësaj post