Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me grupin parlamentar është shprehur se është e rëndësishme që PD-ja të bëhet bashkë në këtë rrugëtim.
I pyetur nga gazetarët nëse do të takohej me ish-kryeministrin Sali Berisha, Bardhi theksoi se është i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjithë kolegët demokrat pavarësisht qëndrimit që ato kanë në parti, në mënyrë që të krijojnë një PD më të fuqishme dhe të bashkuar.
Ai thotë se kur është takuar me kundërshtarin e tij politik më të madh për interes të vendit që është Edi Rama nuk ka asnjë kompleks që të ulet me Sali Berishën apo këdo koleg tjetër demokrat.
“Ajo që është e rëndësishme për PD-në është ndalja e gjuhës përçarëse, ato i njoh dhe nuk i njoh çuan hartën rozë në çdo cep të Shqipërisë. Ajo që ka rëndësi është që të gjejmë zgjidhje dhe secili e ka në dorë që të bashkohet zgjidhjes së demokratëve ose jo. Ka pasur gjithmone mes meje dhe kolegëve të mi pavarësisht mendimeve që kemi në zhvillimet e partisë.
Unë kam pasur dhe ruaj marrëdhënie korrekte me secilin koleg, pavarësisht pozicionimit që ato kanë në parti. Edhe ato ndajnë të njëjtin mendim se të ndarë dhe të përçarë nuk forcon PD-në por Edi Ramën. Nuk kam asnjë problem të ulem me këdo, kur jam ulur me kundërshtarin më të madh Edi Rama për interes të Shqipërisë nuk kam asnjë kompleks që të ulem me cilido koleg”, ka thënë Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post