Ish-presidenti Bujar Nishani përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar i revoltuar pas situatës me të cilën është përballur mëngjesin e sotëm.
Nishani shkruan se qytetarët bllokohen mbi 30 minuta në trafik në Sauk vetëm se do të kalojë kryeministri Rama. Pikërisht këtë Nishani e quan skandal dhe fton qytetarët e Tiranës që t’i japin përgjigjen e merituar kryeministrit.
Postimi i Nishanit:
“Një skandal i vërtetë !
Qytetarët bllokohen në trafik mbi 30 minuta në Sauk, se do të kalojë “Beu i Surrelit” !
Kjo nuk ndodh në asnjë vend normal evropian.
Na rilindën edhe metodat e “udhëheqësit legjendar”
Qytetarët e Tiranës t’i japin përgjigjen e merituar“, – shkruan Nishani.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post