Pamjet rrëqethëse të një kolone që transportonte pajisje bërthamore për forcat ruse mund të jenë një “sinjal për Perëndimin”, pohon një specialist i inteligjencës ushtarake.
Videoja e xhiruar në një vend të pazbuluar në Rusinë qendrore tregon një tren të ngarkuar me automjete dhe pajisje që me sa duket po shkonin drejt vijës së frontit në Ukrainë.
Analisti i mbrojtjes Konrad Muzyka tha se treni është i lidhur me një njësi që operon me një duzinë qendrash magazinimi për armët bërthamore.
Ai tha: Kjo është në të vërtetë pajisje transportuese që i përket Drejtorisë së 12-të kryesore të ministrisë së Mbrojtjes Ruse.
“Drejtoria është përgjegjëse për municionet bërthamore, ruajtjen, mirëmbajtjen, transportin dhe lëshimin e tyre në njësi.”
Eksperti theksoi se video në asnjë mënyrë nuk tregon “përgatitjet për një sulm bërthamor.
Megjithatë, ai tha se ishte domethënëse që videoja u shfaq pasi Ukraina paralajmëroi për rrezikun “shumë të lartë” që ekzistonte pasi Rusia mund të përdorte një armë bërthamore taktike.
Lexo edhe: Tmerri në tokë, çfarë janë armët bërthamore taktike, me të cilat Putin po kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin?
“Mund të jetë një formë e sinjalizimit për Perëndimin se Moska po përshkallëzon konfliktin,” tha Muzyka, duke iu referuar paralajmërimit të luftës bërthamore të Vladimir Putin të premten.
Muzyka sugjeroi gjithashtu se Rusia mund të lëvizë pajisjet përpara stërvitjeve të Forcave Strategjike të Raketave, njësia kryesore e parandalimit bërthamor të vendit.
“Forcat ruse zakonisht stërviten intensivisht gjatë vjeshtës,” shpjegoi Muzuka, shkruan The Sun.
“Rusia mund të kryejë stërvitjen e parandalimit strategjik Grom në tetor, kështu që ky tren mund të jetë duke treguar një përgatitje për këtë stërvitje.”
Grom, që do të thotë bubullima, janë manovrat vjetore në shkallë të gjerë të forcave bërthamore strategjike të Rusisë.
Tërheqja e forcave ruse nga qyteti kyç i Lyman të shtunën, i cili ishte përdorur si një qendër logjistike dhe transporti për operacionet e Kremlinit në veri të rajonit të Donetskut, ka qenë një siklet për Moskën.
Rusia pranoi se trupat e saj kishin braktisur bastionin e tyre të Lymanit për të shmangur rrethimin nga ushtria e Ukrainës.
Diskutime rreth kësaj post